Kosova

PDK flet për takimin mes Veselit, Thaçit e Haradinajt

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë dhënë detaje për takimin që ka pasur sot i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së, i ka thënë lajmi.net se tre liderët janë takuar sot në mëngjes mes vete.

Ai ka mohuar se arsye e takimit kanë qenë ndonjëra prej zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, qoftë politike apo temë tjetër, pasi që mediat raportuan se aty ishte diskutuar pikërisht për Gjykatën Speciale

“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjesë me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.

Veseli, Thaçi e Haradinaj janë që të tre të intervistuar nga Specialja. Ndaj dy të parëve, tashmë është paraqitur një aktakuzë e pakonfirmuar.

Një vendim për të pritet të merret deri të premten.