Kosova

PDK e vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar akoma për ndonjë koalicon parazgjedhor, duke lënë kështu të kuptohet se po shkon e vetme në zgjedhje. Përderisa vetë ish-deputeti i kësaj partie ka deklaruar se mund të shkojnë edhe të vetëm në zgjedhje.

PSD – AAK dhe NISMA – AKR – PD janë dy koalicionet që janë krijuar nga partitë politike në Kosovë, ndërsa të tjera nuk ka deri më tani.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës janë shprehur të gatshëm dhe të vendosur të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Këtë e ka konfirmuar edhe ish-deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa.

Beqa është shprehur se PDK ka marrë vendim të shkojë e vetme në zgjedhje duke i pasur parasysh rrethanat në terren.

“PDK ka krijuar shtabet zgjedhore dhe nën-shtabet. Unë e kam qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që jemi marrë vesh në Këshillin Drejtues. PDK ka marrë vendim duke pasur parasysh edhe rrethanat në terren dhe në degë që të shkojmë në zgjedhjet e tetorit të vetëm”, tha Beqa

Më tutje, Beqa nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjë parti e vogël t’i bashkohet PDK’së në zgjedhje, duke u shprehur i sigurt se qeveria e ardhshme do të jetë e udhëhequr nga kryetari i partisë, Kadri Veseli.

“Eventualisht ndonjë parti e vogël mund të bashkohet, por të gjitha rrugët çojë se qeveria e ardhshme do të jetë qeveria e Veselit”, tha Beqa më tutje.

Ish-deputeti i PDK-së është shprehur se partia e tij ka vlerësuar se koalicionet e mëdha nuk i bëjnë mirë demokracisë, duke thënë se do të dalin të parët.

“Mendojmë që nuk i bëjnë mirë demokracisë koalicionet e mëdha dhe jemi komod, ngase Partia Demokratike në raport me partitë tjera do të del e para. Kemi programin më të mirë, kandidatin më të mirë dhe ofertën më të mirë”, tha më tutje Beqa.

Vlen të theksohet se një koalicion parazgjedhor, më i përfoluri në këto ditë ka qenë ai mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Ky koalicion tani po shihet i pamundur për arsye se asnjëra nga këto dy subjekte nuk po heqin dorë nga posti i kryeministrit.

Sot në ora 00:00 përfundon afati për krijimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit./lajmi./gazetametro.net

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483