Kosova

PDD: Sot përkujtojmë martirizimin e viktimave të Reçakut, kësaj plage kombëtare e cila ende dhemb!

Janari, shënon plotë ditë të dhimbshme në historinë e kombit tonë! Sot përkujtojmë martirizimin e viktimave të Reçakut, kësaj plage kombëtare e cila ende dhemb!

Kështu thuhet në komunikatën për media të Partisë Demokratike të Diasporës.

“Kujtojmë barbarinë mesjetare të një kombi armik e pushtues i cili në mënyrë të pamëshirshme kreu masakrën e tmerrshme mbi popullatën civile atë mëngjes të 15 janarit të vitit 1999! Kosova është ende me dhimbje që nuk kalojnë, por uroj që mos ti harrojmë barbaritë e kriminelëve serb! Të mos harrojmë se deri te kjo liri erdhi duke sakrifikuar edhe jetën heronjtë, bijtë e bijat më e zgjedhur të kombit. Kosova lëngon ende nga plagët e marra gjatë luftës së fundit. Prandaj të kujtojmë me krenari e dinjitet të rënët për liri, martirët e kombit dhe të gjithë ata që sakrifikuan për të gëzuar lirinë që kemi! Qoftë i përjetshëm kujtimi për bijat e bijtë e kombit që ranë për lirinë e vendit!

Lavdi e përjetshme!”, thuhet në komunikatë të PDD-së. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.