Kombëtare

PDD përkrahje e kërkesës së banorëve rreth pikës kufitare në Glloboçicë

Partia Demokratike e Diasporës ka reaguar ndaj mbylljes së kufirit të Maqedonisë për të cilën thekson se dëmton shumë qytetarët e kësaj ane. Ky subjekt thekson se me dhimbje po e përcjellin gjendjen e fundit të shkaktuar nga pandemia e Corona virusit Covid-19 –  përcjell Kosova.info

“Shtimi i numrit të infektuarve ditëve të fundit mori shumë jetë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njësoj shqetësuese mbetet edhe gjendja e rënduar e sitemit tonë shëndetsorë, i cili edhe ashtu ishte i lën pas dore!”, thekson kreu i këtij subjekti Emrush Cekaj. Me këtë rast ai u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave njëherit duke u uruar shërim të shpejtë e të suksesshëm personave të prekur nga kjo pandemi. Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohen me përpikmëri udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetsisë së Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti njëherit shprehu solidarizimin me kërkesën e qytetarëve të të dyja vendeve Kosovës e Maqedonisë së veriut për hapjen e pikës kufitare në Glloboçicë, si njëra nga pikat kufitare shumë të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. “Edhe pse shtimi i rasteve me të infektuar kërkon një vigjilencë dhe kujdes të shtuar mendoj që mbyllja e kufirit në këtë pikë dëmton shumë qytetarët e kësaj ane, me këtë rast po veçoj bizneset dhe shkollimin të cilat edhe ashtu gjenden në një situatë të vështirësuar”, tha ai.

Cekaj u bëri thirrje organeve drejtuese të Qeverisë së Kosovës që mundësishtë sa më parë, duke u koordinuar me Qeverinë e Maqedonisë së veriut, të gjejnë mundësinë për hapejn e kësaj pike kufitare duke treguar kujdes të shtuar ndaj banorëve të atyre anëve! “Mendojmë që zgjidhjet egzistojnë gjithnjë dhe organet kompetente do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje edhe për këta banorë në një situatë vërtetë të rënduar nga Pandemia e Covid-19”, tha ai./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483