Kosova

Pazar i hapur në ndihmë të grave dhe fëmijëve në strehimore

Tetë strehimore në Kosovë do të përfitojnë nga “Flea Market” në kuadër të Qendrës “Termokiss”.

Gratë dhe fëmijët në strehimoret e Kosovës përballen me kushte të rënda dhe mungesë të gjërave bazike.

Termokiss, për nder të 8 marsit, është bashkuar me disa vullnetarë që bëjnë punë dore për të ndihmuar, me moton “T’u Dhanë Pak, Bon Shumë”

Anëtarët e “Termokissit” tregojnë se pas grumbullimit të mjeteve këtu, do të shqyrtojnë nevojat e strehimoreve.

Ndryshe, me çmim shumë të ulët, këta të rinj, një herë në muaj, organizojnë këtë pazar për viktimat e dhunës.