OPINION

Patriarku i Kishës ortodokse serbe me të njëjtën gjuhë të vjetër!

Shkruan: Xhabir HAMITI
Cili Zot dhe cila Bibel thote qe ne emer te Tij mbi 150 vite te luftoni nje popull vetem pse  nuk flet dhe nuk beson si ju?

Asnje toke ne bote nuk eshte me e shenjte sesa jeta e njeriut.

Si njeri i Zotit,  ju duhet te kerkoni dhe te kontribuoni  gjuhes se pajtimit dhe jo  te urrejtjes.

Kultivimi i urrejtjes me njerezve duke u thirrur ne emer te Zotit nuk eshte cilesi e besimtarit dhe prijesit te devotshem.

Edhe te paret  tuaj ne emer te kesaj toke te quajtur te “ shenjte” kane vrare e masakruar qindra mira shqiptare dhe  i kane  deportuar miliona te tjere.

Ju sot  vajtoni se Kosoven e kane braktisur serbet, po kush t’i vajtoje stergjysherit tane  te cilet ne vitet e 1880-ta dhe ne vazhdim vetem nga Sanxhaku i Nishit  permes dhunes dhe vrasjeve nga paria e juaj u larguan dhe  u nxoren  nga shtepite e tyre mira e mira vete!

Lexoni autoret jo shqiptare per kete te vertete nese mendoni se jemi te ekzagjeruar!.

Ne,  kishat qe ju i quani  tuajat i kemi ruajtur shekuj me radhe, pa i demtuar dhe pa i shkaterruar ndonjehere.

Historia popujt e mençur i meson qe te mos gabojne njejte siç kane gabuar te paret e tyre,   dhe jo qe vazhdimisht t’i perseritin gabimet e njejta.

Sot koha eshte qe te flasim gjuhen e fqiut te mire dhe jo ate te kercnimit dhe luftimit te tjeterit.

Mjafte urrejtje, mjafte lufte , mjafte gjakderdhje !

Besimi ne Zot juve duhet te ju beje te vetedijshem se sikur Zoti  te donte te gjithe njerezit do t’i bente vetem te krishtere ortodoks, vetem katolik, vetem nysliman, apo edhe  pjesetare te vetem te ndonje feje tjeter.

U ime Boga ( Ne emer te Zotit ) nuk luftohet tjeteri pse nuk beson dhe nuk mendon si ti !