Pa kategori

Pastërtia e qytetit, prioritet për Komunën e Mitrovicës

Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, KRM “UNITETI” ka vazhduar çdo ditë me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve dhe shesheve të qytetit.

“Komuna e Mitrovicës falënderon punëtorët e KRM “UNITETI” për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve për pastrimin e gjithë qytetit”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/