Show Biz

Pasi u largua nga “On Records”, Fero pjesë e “Babastars”?

Fero është një ndër reperat më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, ku çdo këngë e tij është kthyer në HIT.

Ashtu siç ishte përfolur prej disa javësh, ashtu ndodhi. Fero është i larguari i rradhës nga labeli muzikor “ON Records” pas largimeve të shumta si Kida, Mozzik, Getinjo. Është vetë reperi ai që ka lajmëruar fansat e tij që nga sot nuk është më pjesë e kompanisë “On Records.

Përmes një postimi, reperi bëri të ditur se ka përfunduar kontratën me këtë kompani, ndërsa me menaxherët është ndarë profesionalisht në mënyrë miqësore, po ashtu deklaroi se që sot e tutje do të vijojë në rrugëtimin e tij në karrierë si artist i pavarur por mesa duket jo për shumë kohë.

ferua.jpg

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se Fero dëshiron të bëhet pjesë e “Babastars”.

“Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.”- janë shprehur burimet në fjalë.

baba2-680x365_c.jpg

“Prive” bën te ditur se ka kontaktuar me menaxherin e “Babastars”, Dekorim Sahiti, i cili me deklaratën e tij ka rritur dyshimet në lidhje me një bashkim të mundshëm me reperin Fero.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasë kurrë asnjë diskutim. Mirëpo për të ardhmen, nuk dihet asgjë. Ka mundësi të bëhet”- është shprehur Dekori.