Kombëtare

Pasi u infektua me COVID-19, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka një mesazh për qytetarët

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 ka dhënë një mesazh për qytetarët.

Ai ka thënë se është normale që mjekët janë në front të parë dhe pavarësisht masave mbrojtëse edhe ata mund të preken nga virusi.

Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të evituar shtimin e rasteve të reja.

Reagimi i plotë i mjekut:  

Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.

Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.

Behuni ju te padukshem per koronavirusin!

Qendroni ne shtepi!

Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!

Te gjithe bashke do tja dalim!

Ju pershendes.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483