SPORT

Pasi shënoi në Champions, dëmtohet ‘ylli’ i Barcelonës

Ousmane Dembele vazhdon të jetë i pafat.

Ylli i Barcelonës luajti 20 minuta në ndeshjen ndaj Lyon, por kaq i ka mjaftuar për tu lënduar përsëri.
Testet mjekësore në mëngjesin e sotëm kanë treguar se futbollisti francez ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e majtë.

Dembele pritet të jetë 1 muaj jashtë fushave, ndërsa ky është dëmtimi i dytë brenda një jave për sulmuesin francez.

Madje Dembele shënoi në fund të takimit kundër Lyonit.