Show Biz

Pasi ia tha fjalët më të ëmbla, Ledri Vula kalon pushimet me familjen e Dua Lipës

Gjatë performancës në “Sunny Hill”, Ledri Vula i ngjitur në skenë kishte ndalur muzikën dhe i ishte drejtuar me fjalët më të ëmbla Dua Lipës, shkruan Kosova.info.

Ai i kishte thënë “Ta ha zemrën, je ma e mira nbotë”.

E pas kësaj duket se gjërat po fillojnë të marrin edhe kahje të tjera.

Ledri tash gjendet në pushime me familjen e Duas, babin Dukagjinin dhe vëllain Gjinin.

Ai ka postuar një varg fotografish së bashku duke ndenjur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

A është thjesht vetëm miqësia e tyre që i bashkoi a do të ketë diçka më shumë mbetet të shihet.

Kujtojmë që vite më parë Ledri dhe Dua ishin në një lidhje dashurie, shkruan Kosova.info.

-640-0-5d55c8bcc4b4b.jpg
-640-0-5d55c8bc44124.jpg
-640-0-5d55c8bddb997.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published.