SPORT

Pas xhudos Kosova edhe në karate mposht Serbinë, Rigon Baruti i artë

Xhudistja Distria Krasniqi dje kishte ngritur në piedestal flamurin e Kosovës në Grand Prix të Turqisë, derisa gjatë rrugëtimit kishte gjunjëzuar edhe një xhudiste nga shteti fqinj, Serbia.

E një gjë të tillë sot e ka bërë edhe karateisti Rigon Baruti, i cili ka arritur ta rrëmbejë medaljen e artë në Kampionatin Mediteran që po mbahet në Turqi, derisa në finale ai ka mposhtur një garues serb, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Lajme te mira nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë – Rigon Baruti i artë. Këtë e arriti në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. E veçanta e kësaj të arriture është fitorja ndaj dy garuesve nga Serbia, e sidomos në finale”, thuhet në konfirmimin e Federatës së Karatesë.

Image