Kosova

Pas Vjosa Osmanit, Anton Quni më i votuari në Prizren nga LDK

Janë publikuar rezultatet nga shumica e qendrave të votimit në komunën e Prizrenit për Lidhjen Demokratike të Kosovës. 

Sipas rezultateve preliminare, kandidatja për kryeminsitre, Vjosa Osmani, ka marrë 9051 vota. 

Menjëherë pas saj renditet kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, me 5060 vota. 

Në listën e më të votuarve hyjnë edhe dy ish-deputetët, Driton Selmanaj me 3179 vota dhe Haxhi Avdyli 3.318, shkruan Gazeta Express. 

Pas tij është edhe kandidati Xhavit Ukaj me 3252 vota dhe ish-kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit dhe ish-deputeti në legjislaturën e 5-të, Hatim Baxhaku, i cili ka marrë 3069 vota. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.