Kosova

Pas vendimit të Kushtetueses, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti, ka reaguar nënkrytarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Nagavci ka thënë vendimi i Gjykatës që deri në  prill është i duhur, mirë ajo pret që zyra Ligjore e Kryeministrisë do të japë sqarime për këtë çështje.

“Ajo që mendoj që është e mirë është qe që Gjykata ka vendos që deri në prill që ky vendim mos të hyj në fuqi. Tani besoj se shumë shpejt zyra Ligjore e Kryeministrisë do të japë sqarime për këtë çështje, por ajo ç’ka është e rëndishme tani, është që deri me datën 13 Prill të respektohet vendimi i Qeverisë. E rëndësishme në këto momente është të mbajmë distancën dhe largësinë mes njëri-tjetrit. Sa i përket shkeljes së Kushtetutës unë nuk mund të flas për diçka të tillë, por do të kemi kohë pasi ekspertë të fushës do të japin vlerësimet në lidhje me këtë vendim ” tha shkurt Nagavci.

Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, kështu siç u quajt ora policore për shkak të pandemisë COVID-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.