Pas vendimit për t’i përjashtuar, Big Brother vendos që Ilnisa dhe Meritoni të qëndrojnë të izoluar – vendimi për fatin e tyre merret të shtunën

Pas vendimit të produksionit për përjashtimin e Meriton Mjekiqit si dhe Ilnisa Agollit, një mundësi e re iu është ofruar dyshes, që i kanë dhënë drama shtëpisë.

Vëllai i Madh, i dha mundësinë çiftit që Meritoni dhe Ilnisa ta vazhdojnë garën në një dhomë të izoluar, pra në dhomën e bardhë, derisa vendimi përfundimtar për ta do të merret të shtunën.

Deri të shtunën, publiku do të votojë nëse duan ta rikthejnë dyshen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Me të mbërritur në dhomën e bardhë, çifti u takuan me Egla Cenon, e cila ka qenë e izoluar aty për 48 orë.

Me të hyrë aty, filluan menjëherë provokimet e Meritonit kundrejt Eglës.

Go to TOP