SPORT

Pas tetë frakturave dhe një operacioni nëntë orësh, kjo është gjendja e yllit të MMA-së

Ylli i Arteve të Përziera Marciale (MMA), Sage Northcutt pësoi tetë fraktura dhe pati nevojë për një operacion prej nëntë orësh pas humbjes brutale nga Cosmo Alexandre.

23-vjeçari e postoi një fotografi nga spitali, ku shihet me fasha, më shumë tuba rreth tij dhe një maskë për oksigjen.

“I freskët pas operacionit. Unë pata tetë fraktura dhe një operacion intensiv nëntë orësh”, ka shkruar ai.

“Ndihem i bekuar nga kujdesi i mrekullueshëm dhe përkrahja nga @onechampionship, familja/miqtë e mi dhe tifozët”, ka shtuar ai.

Image
Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483