SPORT

Pas testimit skuadra e Dritës nuk ka të prekur me koronavirus

Klubi i Drita FC mund të marrë frymë lirshëm dhe t’i vazhdojë stërvitjet pa telashe, sepse nuk ka asnjë te prekur me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare të vet klubit.

“Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19”, shkruhet nw postimin e Dritws FC ne Facebook.

Drita FC do t’i vazhdojë stërvitjet e përkushtuar, para rifillimit të sezonit në Ipko Superligë në fillim të muajit të ardhshëm.

“Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar”. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483