Kosova

Pas takimit të djeshëm Thaçi-Daka, KQZ mban sot mbledhje

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media u bë e ditur se duke filluar nga ora 13:30 KQZ do të zhvillojë mbledhjen, ku ndër të tjerash do të diskutohet edhe për materialet zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për të parin e komunës së Podujevës, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme Kryetarja e KQZ-së,  Valdete Daka ka zhvilluar një takim diskutues me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Njoftimi i plotë i bërë sot nga KQZ:

Ju njoftoj se sot (e martë, 20 tetor, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin 4.

Rendi i ditës për këtë mbledhje është:

  1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

–        Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes 38 dhe 39.

  • Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
  1. Njoftim lidhur me raportin e vlerësimit të materialeve zgjedhore dhe implikimet buxhetore pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës;
  • Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore

–        Shqyrtimi dhe miratimi i interpretimit ligjor, lidhur me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim e Partive Politike dhe Certifikim për publikimin e raporteve vjetore financiare të  Partive Politike për vitin 2019.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike Yenilikçi Türk Hareket Partisi’ (YTHP).

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndërrim të logos të partisë politike Partia Socialdemokrate (PSD).

–        Shqyrtimi dhe aprovimi i Udhëzimit Administrativ nr. 01/2020 për Publikimin dhe Përditësimin e Informatave në Ueb Faqen e KQZ-së dhe Procedurës për Publikimin dhe Përditësimin e informatave në Ueb Faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

  • Të ndryshme;