Kosova

Pas takimit LDK-VV, reagon edhe Isa Mustafa

Pas takimit mes Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës ka reaguar edhe ky i fundit, shkruan Kosova.info.

Përmes një shkrimi në Facebook ku ka bërë të ditur se kanë diskutuar mundësinë për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK’së.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM

Leave a Reply

Your email address will not be published.