SPORT

Pas shumë kritikave për fillimin e dobët, reagon presidenti i Llapit

Llapi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka arkëtuar vetëm dy pikë në pesë ndeshje të zhvilluara.

Ka pasur shumë kritika për këtë start të dobët, derisa tani ka reaguar edhe presidenti i klubit, Beqir Batatina përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të dashur llapjanë dhe simpatizantë të vërtetë të klubit ju ftoj të rrini të qetë dhe mos të bini pre e kritikave pa vend të disa prej njerëzve që nuk ia duan të mirën klubit të zemrës, Llapit.

Edhe vitin e kaluar shumë kanë kritikuar e nuk na kanë besuar megjithatë ua treguam vendin kritikave të tyre me dy trofe të fituara brenda një kohe të shkurtër.

Në vend të kritikave e komenteve qëllim keqe ju ftoj të bashkohemi që ta përkrahim Llapin sepse Llapi nuk është i imi e i vëllezërve “Batatina” që me mund e sakrificë e sollën këtu ku është por Llapi është i të gjithëve kështu që sa do që kontribojmë e bëjmë klubin edhe më të fortë”, shkroi ai.