Hi Tech

Pas raportimit të problemeve për pak kohë, përdoruesit mund të kyçen përsëri në Viber

Viber ka njoftuar se ka rregulluar problemet teknike në aplikacion, dhe i sugjeron përdoruesit që të kyçen përsëri.

Problemet teknike të aplikacionit u raportuan nga vetë kompania përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

“Për shkak të problemeve teknike disa prej jush janë shkyçur nga llogaritë e juaja në Viber”, tha kompania gjatë ditës së djeshme.

Por, brenda pak kohësh, Viber njoftoi se problemi është rregulluar dhe që përdoruesit mund të kyçeshin përsëri.

“Faleminderit për durimin tuaj. Problemi tani është zgjidhur dhe mund të hyni përsëri në llogarinë tuaj”, thuhej në njoftimin e Viber.