Show Biz

Pas publikimit të dokumentarit, Vera Ora për Ritën: Kur zemra jote është më e madhe se trupi

Është prezantuar dokumentari i Rita Orës të cilin e ka realizuar në Kosovë.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, së fundmi ishte në Kosovë për bamirësi.

Rita e cila njihet si ambasadore e organizatës UNICEF, ka vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Lidhur me vizitën e saj të fundit në Kosovë dhe misionin bamirës Soccer Aid ka realizuar një dokumentar i cili u publikua sot.

E për Ritën ndihet krenare nëna e saj e cila e ka publikuar një pjesë të dokumentarit.

“Kur zemra jote është më e madhe se trupi”, ka shkruar Vera Ora në Instagram.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.