Kosova

Pas nominimit të Vjosa Osmanit për Kryeministre, LDK e VV në takim për çështjen e koalicionit

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku është caktuar Vjosa Osmani si kandidate për Kryeministre të Kosovës.

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë, i pari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Albin Kurtin i cili është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur Lumir Abdixhiku në një lidhje direkte për emisionin Info Mahgazine në Klan Kosova.

“Për zgjedhjet tona të fundit jemi në rrugë të mbarë dhe kushdo që na bashkohet neve në këtë rrugëtim është i mirëseardhur”.

“Në këtë moment ka një takim mes tre njerëzve tanë me krerët e LVV-së”.