Kombëtare

Pas një muaji shënohet viktima e parë me Koronavirusi në Shqipëri

Në Shqipëri janë rikthyer vdekjet nga COVID-19 pas më shumë se një muaj pa asnjë fatalitet.

Në të dhënat e fundit që bën publike Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se ka humbur jetë një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar.

Rasti i fundit me vdekje nga coronavirus në vendin tonë ishte shënuar më 26 qershor.

Që prej nisjes së pandemisë, në Shqipëri ka pasur 2 457 humbje jete nga COVID-19.

Sa u takon rasateve të reja, nga kryerja e 3 316 testime kanë rezultuar të prekur 30 persona.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa vihet re një rritje e rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor duke e çuar numrin në 17 pacientë.