Show Biz

Pas një muaj e gjysmë Miley Cyrus ndahet nga e dashura

Si duket lidhja eksprese që i shokoi shumë adhurues, midis këngëtares Miley Cyrus dhe Kaitlynn Jenner, mbaroi në mënyrë po aq eksprese. Një burim për People zbuloi ekskluzivisht se ato janë ndarë.

“Janë ndarë”, – tha burimi, duke shtuar se “a4to janë akoma shoqe.”

Edhe pse vetëm shtatë ditë më parë, Kaitlynn i postoi fotot e tyre romantike, një burim thotë se ato vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.

“Ato janë shoqe një kohë të gjatë dhe e kanë mbështetur njëra-tjetrën kur janë ndarë nga bashkëshortët e tyre, por nuk janë më në lidhje romantike”, – shton burimi.

T’ju rikujtojmë, në mes të gushtit Miley e shokoi botën duke thënë se nuk ishte më me Liam Hemsowrth, me të cilin i kaloi 10 vjet në lidhje dhe tetë muaj në martesë, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse Liam i anuloi të gjitha obligimet e tij dhe padyshim që ishte i shkatërruar, Miley menjëherë doli në publik me Kaitlynn Carter, ish-gruan e Brody Jenner.

Leave a Reply

Your email address will not be published.