Pas ndarjes nga Stela, Çimi lidhet me Linditën: Çifti filmohen duke u puthur në buzë

Në fund të muajit Korrik, Çimi dhe Stela e “Përputhen +40” i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë.

Lajmin e ndarjes e dha vetë Stela, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkroi ajo.

Pas ndarjes, duket se Çimi ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten Lindita Bimi.

Lindita ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe në rrjet janë publikuar video të dyshes duke u puthur në buzë.

Personi i parë që ka zbuluar lidhjen e tyre është Gilberta Simoni, e cila ka publikuar pamje nga festa, ku Çimi dhe Lindita duken shumë të afërt.

“Një takim që po e prisnim. Çifti i ri? Gëzuar ditëlindjen Lindita”, ka shkruar Gilberta.

Image
Image
Image
Go to TOP