Show Biz

Pas ndarjes Arbenita i bën “diss” Feros

Vetëm pak javë pasi kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani, Fero dhe Arbenita patën sërish një krisje në marrëdhënien e tyre. Arbenita e ka lënë Gjermaninë dhe dy ditë më parë u fotografua në aeroport. Modelja u kthye në Londër, aty ku jeton prej vitesh ndërsa Fero po vazhdon të jetojë në Gjermani ku po punon për projektet e reja.

Arbenita duket se nuk po e përjeton keq ndarjen pasi vazhdimisht poston foto ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur. Madje pak më parë modelja postoi një foto duke pozuar në dhomë, mirëpo përshkrimi tërhoqi të gjithë vëmendjen e me siguri Feros nuk ka për t’i pëlqyer.

“Ajo është një mbretëreshë me ose pa ty”, shkruan Arbenita duke treguar se ajo ia del edhe vetë, pa pasur Feron në krahë.