Kosova

Pas mospajtimeve me drejtoreshën mësuesja përfundon në spital

Në shkollën “Naim Frashëri” ka mospajtime mes mësimdhënësve dhe drejtoreshës.

Ka pak kohë që mësimi ka filluar, pas ndërprerjes për shkak të Covid 19.

Por nuk është pandemia ajo që po  shkakton problem në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Pas një konflikti që aty patën drejtoresha e kësaj  shkolle me një mësuese të ciklit të ulet kjo e fundit përfundoj ne spital.

E ky konflikt duket se ka filluar tash e dy vite, kur një pjesë e stafit dëshironin që dikush tjetër të zgjidhet drejtoreshë.

Kështu thotë drejtoresha e kësaj shkolle Shqipe Vllasaliu.

Ajo thotë se ka sjellje të njejtë me gjithë stafin, por nuk mund të pranoi kërkesa të cilat janë jo legjitime

Kurse njëra nga mësueset që kishte edhe konflikt verbal me drejtoreshën një ditë me parë tha që ajo vepron një anshëm.

Lendita Koshumilu me anë të telefonit tha per T7 se për 32 vite sa është mësuse  kurrë nuk ka pasur probleme.

Koshumliu, thotë që drejtoresha ka I ka ofendur vazhdimisht dhe këtë e bënë tash e dy vite me radhë. Shkolla Naim Frashëri në Prishtinë është njëra ndër shkollat më të mëdha dhe në objektet e saj numron qindra nxënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.