Kosova

Pas më shumë se dy orë e gjysmë, vazhdon intervistimi i Kadri Veselit

Pas më shumë se dy orësh, është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në Hagë.

Ai bashkë me avokatin e tij, Ben Emmerson, janë paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar diku rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Intervistimi i Veselit ishte paraparë të ndodhte më 4 dhjetor, mirëpo ishte shtyer për shkaqe teknike.

Specialja deri tani ka ftuar disa figura të rëndësishme të skenës politike për intervistim, përfshirë Ramush Haradinajn, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun e të tjerë.


Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483