Kosova

Pas largimit të Bahtirit nga AKR flet Zeka: Kryetar do të jetë Selim Pacolli, Behgjeti do të largohet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka komentuar largimin e Agim Bahtirit nga AKR, ka thënë se në këtë parti, sipas informacioneve që ka, pritet të ndodhin ndryshime të mëdha.

Ai ka thënë se para zgjedhjeve, do të ndryshohet kryesia e AKR’së, ku kryetar i saj do të jetë Selim Pacolli, ndërkaq partia nuk do të udhëhiqet më nga Behgjet Pacolli.

“Kryetar i AKR’së do të jetë Selim Pacolli. Behgjeti do të largohet. Deri sot Behgjeti ka qenë super tolerant lloj lloj oferte ka pranu”, ka thënë Zeka.

Kujtojmë se lajmi i fundit nga Aleanca Kosova e Re, është se një nga figurat më të fuqishme të kësaj partie është larguar. Agim Bahtiri do t’i bashkohet Vetëvendosjes.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483