EKONOMI

Pas largimeve nga puna, reagon Sindikata e KEK-ut

Pas largimeve të fundit nga puna prej KEK-ut, e fundit që ishte e Rashit Gashit, ka reaguar Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Gashi, që ishte ishte sekretar në federatën e sindikatave të pavarura “Elektrokosova”, pretendon se shkak i përjashtimit të tij u bë angazhimi i tij sindikal.

Lexo edhe këtë: Gashi pretendon se KEDS-i ia ka cenuar edhe privatësinë

“Punëmarrës të nderuar, çdo ditë e më shumë të drejtat e punëtorëve po shkelen, madje kohëve të fundit aktivistë sindikal largohen nga puna prej pronarëve të kompanive siç ndodhi më herët në Aeroportin e Prishtinës, nga sot kemi edhe kryesindikalistin e KEDS-it Rashit Gashi pa punë vetëm së ishte i zëshëm në mbrojtje të drejtave dhe lirive themelore të punëtorëve të kësaj kompanie. Edhe pse me ligjin për organizim sindikal përfaqësuesi sindikal ka imunitet dhe nuk mund të hapet procedura disiplinore, nuk mund të ulët në pozitë e aq më pak të Largohet nga puna! Të nderuar Sindikalistë të KEDS-it nuk ka asgjë më keq çfarë të ju ndodhë sesa të ju dëbojnë nga puna si përfaqësues, pra një koleg tuajin”, thuhet në reagim.

Ndër tjera, sindikata paralajmëron edhe për protesta.

“Shtrohet pyetje çfarë mbrojtje e të drejtave të punëtorëve pritet nga ju nëse nuk mund ta mbroni sekretarin e përgjithshëm të Sindikatës tuaj? Prandaj ju sugjerojë që nëse nuk jeni edhe ju pjesë përbërëse e këtij akti qyqar të menaxhmentit të KEDS-it të thërrisni të gjithë punëtorët në Protesta, ashtu siç ka vepruar Rashiti për protestat e organizuara për ngritjen e pagave për të gjithë punëtorët. Rashit Gashi ju nuk keni pse të shqetësoheni sepse nuk ka vepër më të madhe patriotike sesa të sfidoheni për interesat e punëmarrësve, por mbetet të shihet sa do të sfidohen kolegët tuaj nga Sindikata Elektrokosova”, përfundon reagimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.