SPORT

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Salah kërkon largimin nga Liverpooli

Mohamed Salah dëshiron të largohet nga Liverpooli këtë verë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’ia mundësojnë largimin, raporton “Diario AS”.

Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer edicionin e kaluar me skuadrën duke shënuar 44 gola në 52 ndeshje për klubin, por kjo ka shifër ka rënë në 22 këtë edicion.

Image

Tutje, mediumi i lartëcekur raporton se Salah ka pasur një zënkë me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe kjo ka bërë që ai ta kërkojë largimin nga “Anfield”.

Gjithashtu, raportohet se Real Madridi nuk i do tashmë shërbimet e ish-futbollistit të Chelseat, por që situata mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.

Ndryshe, reprezentuesi i Egjiptit shënoi mbrëmë gol në fitoren 4:1 të Liverpoolit ndaj Portos për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.