Bota

Pas humbjes së Trump, reagon Hillary Clinton

Pak minuta pasi mediat njoftuan se demokratri Joe Biden ka mbledhur më shumë se 270 vota elektorale që i mjaftojnë për u zgjedhur president, ka reaguar ish-sekretarja e shtetit në administratën e Barack Obama, Hillary Clinton.

“Është një biletë historike dhe një faqe e re për Amerikën”, shkroi ajo në Twitter.

“Votuesit kanë folur dhe ata zgjodhën Joe Biden dhe Kamala Harris për president dhe nënpresidente”, shtoi ajo.

Clinton humbi nga presidenti Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016 pavarësisht se fitoi garën popullore me mbi 3 milionë vota më shumë.

Kjo garë e diskutueshme bëri shkaktoi një ndarje të thellë politike në katër vjetët e fundit.

Biden fitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Pensilvani, shtetin ku ai u lind. Ai do të jetë presidenti i 46’të i SHBA’së.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që ShBA të bombardonte Serbinë.