Kuriozitet

Pas grekëve, shqiptarët populli më i stresuar në botë

Vendet e Mesdheut janë të njohur për stilin e relaksuar të jetesës. Mirëpo një studim i kryer së fundmi ka gjetur se Greqia është vendi që ka popullin më të stresuar në botë.

Sondazhi “Gallup 2019 Global Emotions” ka gjetur se 59 për-qind e grekëve kishin përjetuar stres gjatë 24 orëve të fundit, nivel ky më i larti në botë.

“Shqipëria (55 për-qind), Qiproja (51 për-qind), Italia (48 për-qind) dhe Portugalia (45 për-qind), janë këta popujt me nivelin më të lartë të stresit në Evropë”.

Kjo anketë vjetore është bazuar në përvojat e përditshme pozitive dhe negative të 151 mijë personave nga 140 vende. /F.R

Leave a Reply

Your email address will not be published.