SPORT

Pas Eriksenit dje, Harry Kane shkakton frikë në sfidën kundër Kroacisë

Kombëtarja e Anglisë e ka fituar ndeshjen e parë hapëse në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë me rezultatin minimal 1:0.

E sulmuesi i kësaj kombëtare, Harry Kane, ka shkaktuar panik në këtë sfidë, pasi gjatë një aksionit është përplasur dhunshëm me shtyllën e portës kundërshtare, transmeton Klan Kosova.

Kane goditi fuqishëm shtyllën me brinjë, por falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor, situata e tij u stabilizua.

Një ngjarje të ngjashme kishte edhe dje ku futbollisti danez, Christian Eriksen, ra pa ndjenja në sfidën kundër Finlandës.