Kosova

Pas aksidenteve me Boeing, shtohet kujdesi në fluturimet në Prishtinë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se po monitoron me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti i Prishtinës pas aksidentit të “Ethiopian Airlines” më 10 mars, në të cilin vdiqën më shumë se 150 persona.

“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas aksidentit me Boeing Max disa vende të botës morën vendime për tërheqjen përkohësisht nga puna të këtyre modeleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.