Life Style

Pas 20 vjetëve martesë, çiftet janë më të lumtur sesa menjëherë pas martese

Nëse martesa juaj veçse arrin t’i kalojë sfidat e shtatë viteve të para, atëherë keni durim sepse vitet më të mira po afrohen!

Ata të cilët iu mbijetojnë 20 viteve jetë martesore raportojnë se ndihen më të lumtur dhe më të përshtatur sesa të porsamartuarit, thonë studimet e ShBA-së, të cilat janë publikuar në revistën ‘Social Networks and the Life Course’, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se këto çifte afatgjate përfitojnë duke shpenzuar më shumë kohë së bashku në aktivitete të përbashkëta sesa ata të cilët fillojnë të shpenzojnë kohën ndaras pas periudhës së muajit të mjaltit.

Sipas ekspertëve, kënaqësia martesore fillon të zvogëlohet gradualisht gjatë 20 viteve të para të martesës, por pastaj fillon të stabilizohet prapë.

Pra, duket se thënia e njohur del të jetë e saktë: “Gjërat më të mira kërkojnë durim dhe kohë”.