SPORT

Partizani goditet nga coronavirusi, edhe pse sonte skuadra detyrohet të luaj ndaj Tiranës

Nuk janë vetëm dy futbollistë të prekur nga Covid-19 te Partizani, sikurse u njoftua parmbrëmë, por pesë të tillë.

Edhe tre “dema” janë konfirmuar të infektuar mbrëmë, kur kanë dalë përgjigjet e tamponit, të cilit iu nënshtrua e gjithë skuadra kampione në fuqi.

Kështu, veç Boldor dhe Ferati, pozitivë kanë dalë edhe Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Njoftimi i klubit:

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuar nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

“Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhet në njoftimin e klubit kampion të Shqipërisë.

https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/p526x296/107699569_1391539607707098_8186971194512630030_o.jpg?_nc_cat=108&_nc_sid=110474&_nc_ohc=MyCGoUfPRkQAX8ixXIW&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_tp=6&oh=da72e21badc889e1b9d537fa9f4ecb70&oe=5F2DB399

Ndërkohë, përplasja e madhe me Tiranën nuk do të shtyhet. Derbi i katërt i këtij sezoni do të luhet sonte, sipas parashikimeve, prej orës 20:45, në “Arena Kombëtare”.

Nga pesë lojtarët e konfirmuar me coronavirus, tre prej tyre janë titullarë, ndaj të kuqtë do ta ndiejnë patjetër mungesën e Boldor, Çinari dhe Mala. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483