OPINION

Partive politike në Kosovë u mungojnë tre gjëra vetëdija kombëtare, etika dhe kultura politike

Shkruan: Ejup BERIShA
Ngjarjet e fundit politike në Republikën e Kosovës i nxorën në shesh shumë të meta dhe anomali sa i përket funksionimit të sistemit politik në aspektin praktik në Republikën e Kosovës.

Po themë vetëm të sistemit politik e jo dhe demokratik meqë një sistem i tillë politik dëshmon se në të ka mungesë të kapaciteteve demokratike të subjekteve politike të Republikës së Kosovës. Në raste krizash politike mëse i nevojshëm është uniteti i forcave politike të cilat formalisht apo gojarisht çdo herë trumbetojnë se janë për unitet apo për bashkrenditje të veprimeve politike  me qëllim të daljes së vendit nga kriza, mirëpo uniteti dhe bashkrenditja e aktiviteteve dhe veprimeve është mëse i domosdoshëm të bëhet në realitet e jo vetëmse gojarisht. Në Republikën e Kosovës fatkeqsisht nuk kemi vetëmse krizë politike por kemi krizë humanitare e cila edhe më shumë e shton nevojën e unitetit dhe të bashkrenditjes së aktiviteteve dhe veprimeve të forcave politike si të atyre në pushtet por edhe të atyre në opozitë. Pra në kushte të një Pandemie globale dhe shumë të rrezikshme në vend që forcat politike në Republikën e Kosovës të bashkohen dhe të propozojnë masa dhe të hulumtojnë mënyra për luftimin e Pandemisë së rrezikshme këto forca u përqanë rreth nji qështje shumë të ulët dhe banale që njihet si përqarje i cili është një luks që nuk guxuan tia lejojnë vetes në këto rrethana forcat politike vendore. Çfar mendoni ju se opozita në Gjermani nuk do që të vie në pushtet apo dhe opozita në SHBA si dhe forcat opozitare tjera gjetiu nëpër shtetet e botës nuk e duan pushtetin dhe nuk munden të organizojnë ndonjë sulm ndaj partive në pushtet dhe të tentojnë të vijnë vetë në pushtet. Po pra kjo është shumë e lehtë në kushte të një krize të tillë shumë të rrezikshme çdo forcë politike opozitare mund të rrebelohet dhe të thotë se nuk është e knaqur me masat që i ndërmerr Qeveria e shtetit të vet dhe të tentoj ta marrë pushtetin në duart e veta. Por jo të gjitha forcat politike të shtetve të botës çofshin këto me sistem demokratik apo me sistem autokratik apo dhe me sistem diktatorial të qeverisjes kanë vendosur që ti varrosin sëpatat apo ti lënë anash kundërshtitë dhe konfliketet e tyre  politike dhe janë përqëndruar në bashkrendimin e veprimeve dhe aktiviteteve për zbatimin e masave dhe veprimeve efikase në luftën kundër armikut të përgjithsëm Virusit Korona. Si duket vetëmse në Republikën e Kosovës forcat politike nuk mundën të përmbahen në luftën për pushtet. Me këtë forcat politike Kosovare dëshmuan se nuk kanë vetëdije politike dhe kombëtare dhe se mendojnë vetëmse për interesat e tyre individuale dhe të atyre të ngushta grupore për të ardhur në pushtet dhe se këto forca nuk posedojnë vetëdije për ruajtjen e interesave të përgjithshme  kombëtare. Pra duhet thënë se forcat politike në Republikën e Kosovës me rastin e inicimit të Mocionit të mosbesimit që në fakt është instrument legal demokratik por jo në kushte krize e bënë precedencën e paparë askund në botë dhe e rrëzuan Qeverinë në vend që të angazhohen në luftën kundër armikut numër një të qytetarëve të Kosovës Virusit Korona. Rasti në fjalë nuk dëshmon vetëmse për mungesë të vetëdijes politike dhe kombëtare por edhe për mungesë të etikës politike si dhe për mungesë të kulturës politike të Partive politike të Kosovës. Në kushte krizash apo dhe katastrofash të mëdha edhe kafshët si dhe insektet dinë të bashkohen dhe tentojnë të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza ndërsa si duket vetëmse Partitë politike të Kosovës në kushte të tilladinë të mobilizohen e të luftojnë për pushtet por jo edhe që të bëjnë përpjekje për bashkrendim forcash për dalje nga kriza e madhe humanitare  në të cilën ndodhet jo vetëmse Republika e Kosovës por në të cilën ndodhen edhe të gjitha shtetet e botës. Prandaj sjellja e matur e të gjitha forcave politike të shteteve të botës në këtë periudhë  duhet të jetë mësim edhe për forcat politike të Kosovës se si duhet të sillen me pjekuri dhe me vetëdije konform situatave të tilla jo vetëm të pavolitshme por edhe shumë të rrezikshme.  Dhe nëse tani forcat politike opozitare tentojnë të formojnë Qeveri të re kjo do ta rrezikonte zbatimin e masave të Qeverisë në luftën  kundër Virusit Korona gjë që është veprim shumë i pakuptimtë sepse zbatimi i atyre masave është shpresë për shmangjen e infektimit të njerëzve apo do të mund të kontribuonte në shpëtimin  e jetëve të njerëzve. Të gjita forcat politike në pozitë dhe opozitë duhet të jenë të vetëdijshme për situatën e rëndë dhe të pavolitshme nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës në momentin aktual e cila kërkon më pak politizim të situatës e më shumë pëpjekje për të ndihmuar qytetarët e Kosvës të cilët kanë nevojë për ndihmën e forcave politike të vendit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.