Kosova

Partia Fjala thërret konferencë kundër “Paradës së Krenarisë”

Partia Fjala përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media kundër “Paradës së Krenarisë” që do të mbahet sot, shkruan Gazeta Express.

Kjo parti që njihet për qasjen e saj konservatore vazhdimisht ka qenë kundër komunitetit LGBTI dhe paradave që janë mbajtur në Kosovë nga ky komunitet.

Kjo konferencë do të organizohet në ora 9:30 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, dy orë para se të fillojë “Parada e Krenarisë” në sheshin “Skenderbeu”.

Partia Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi në zgjedhjet që u mbajtën të dielën ka arritur të fitojë 2 mijë 929 vota ose 0,37% në nivel vendi. Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”. Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet sot duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skenderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.