Bota

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian, duke hapur rrugën për Brexit të premten.

Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.

Përveç votimit është dëgjuar edhe një këngë tradicionale skoceze për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//benoopto.com/4/3473483