SPORT

Paratici konfirmon se Pjaca është afër largimit

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar se mesfushori kroat, Marko Pjaca është shumë afër kalimit te Cagliarit.

Ai thotë se Pjaca do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje.

“Jemi shumë afër të arrijmë marrëveshje. Ai është duke bërë shumë mirë në stërvitje dhe jemi të lumtur që ka gjetur një klub të rëndësishëm si Cagliari, ku mund të gjejë mundësinë për të luajtur. Do të jetë një huazim 18 muajsh me të drejt blerje”, ka thënë Paratici për Rai Sport.

Raportohet se Cagliari për huazimin e tij do të paguajë 1.5 milionë euro, derisa në qershorin e vitit 2021 ka mundësinë ta transferojë për 12 milionë euro.