Kosova

Paralajmëron vazhdim të shpejtë të negociatave të Brukselit, Lajçak

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në bisedimet e sotme kanë shënuar një hap përpara.

Sipas Lajçakut sot dy kryenegociatorët janë pajtuar që të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat. “Sot ne bëmë një hap tjeër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1321845665547325440/photo/1