Kosova

Paralajmëron Komuna e Prishtinës: Veturat që parkohen në vendpunishte do të konfiskohen

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të mos parkojnë veturat në vendpunishte, përndryshe ato do të konfiskohen.

Në njoftimin e komunës thuhet se janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve në lagjet e Prishtinës, më konkretisht te rruga “Qamil Hoxha” dhe “Iliaz Kodra” në Dardani.

Njoftimi i plotë:

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.
Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.
Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.
Falënderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar. /Telegrafi/

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ugroocuw.net/4/3473483