SHËNDETËSIA

Paralajmëron IKSHP’ja: Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen, në mënyrë që të mos merren masa rigoroze në vjeshtë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Instituti ka thënë se me vaksinim do të kalohet vala e re nga variant Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë! Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet në postim.

Institui ka bërë me dije se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë s’përmban virus të gjallë dhe se s’mund të sëmureni nga COVID-19 nga vaksina. “Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina. Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhet tutje në postimin e IKSHP’së.