Hi Tech

Paralajmërohet Audi RS3 i ri

Duket se prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Audi, është duke punuar në mënyrë të zellshme në gjeneratën e re të modelit RS3.

Revista e njohur gjermane “Auto Bild” ka publikuar një fotografi në të cilën shfaq pamjen se si mund të duket RS3-shi i ri, transmeton Koha.net.

Audi RS3 i ri pritet të vijë me maskën e përparme të re si dhe me motor 2.5-litër Turbo me 5 cilindra e kapacitet rreth 410 kuajfuqi, në kombinim me marshin me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, RS3-shi i ri pritet të jetë në dispozicion edhe në version hibrid “mild” (“të butë”) dhe pritet të shfaqet në treg në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.