ROZË

Paralajmërimi i “frikshëm” i Ghetto Geasy-t për projektin bombë

Ghetto Geasy i është futur prej pak kohësh punës dhe ka gatuar në studio hite që ne të gjithë mezi presim t’i dëgjojmë.

Kësaj here, reperi po sjell një album ndërsa më herët ka zbuluar edhe njërin prej bashkepunimeve, i cili sigurisht do të jetë me Majk!

Ishte Geti ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të disa Instastory aty ku i pyet fansat nëse duan që ai ta leshoi ‘bombën’ e radhës.

Përveç Getit dhe Majk, pjesë e albumit do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i “Babastars”, ndërsa është bërë e ditur se albumi do të publikohet gjatë dimrit.

Nuk e dimë nëse postimet e fundit të Ghetto-s në Instagram paralajmërojnë albumin, këngën me Majk apo një tjetër këngë solo, por mesazhi ka qenë i qartë!

“Eshtë koha për të uleritur”- shkruan reperi pas fotove ‘të fríkshme’ të një luani dhe një tigri të gjàkosur në fytyrë, pasi kanë zenë prenë. /ExpressRozë/