Kombëtare

Paralajmërimi ‘bombë’ i Spartak Ngjelës/ Shqipëria merr fund nëse…

“Nëse BE-ja nuk hap negociatat, gjithçka merr fund në Shqipëri”, ishte kjo deklarata e fortë e avokatit Spartak Ngjela.

Teksa komentoi deklaratën ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës, ndërsa shumica, bëri të gjithë lëshimet e kërkuara, Ngjela tha se politikanët tanë nuk do të fitojnë.

Avokati deklaroi se Reforma Zgjedhore ndikon në integrimin e Shqipërisë.

“Këta laburakë nuk do fitojnë. Po pse këta do e mundin politikën amerikane? Këta duhet të ulin kokat, se s’mund të dalin kundër fatit të Shqipërisë”, u shpreh ai në Top Talk”.