Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë

Parada e Shqiptarëve po mbahet këtë 28 Nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e shqiptarëve të Diasporës.

Ceremonia, që prej 15 vitesh është traditë në Neë York, mblodhi qindra shqiptarë nga trevat shqipfolëse nga e gjithë bota.

Simbolikisht, një prej pjesëmarrësve, parakaloi në shesh si heroi ynë kombëtar, Skënderbeu.

Nga sheshi “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Sipas tij, shqiptarët janë duke jetuar ditët tona më të mira, kombi ynë nuk ka qenë kurrë më i begatuar dhe s’kemi qenë më të lidhur se sot.

“Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë ardhur nga çdo cep i trojeve tona. Kemi pak shi sot, por është bereqet, është begati. I uroj secilit gëzuar festën e flamurit, gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria! Është shumë e rëndësishme, që teksa kemi ambicie për të shkuar përpara, të kthejmë pak kokën pas, edhe të kuptojmë sa rrugë kemi bërë së bashku, sa vështirësi kemi kaluar së bashku. Të frymëzohemi nga një e kaluar që vërtet na ka rrëzuar shpesh, por jemi ngritur më të fortë, më të bashkuar, jemi bërë më të mirë, jemi lidhur me njëri-tjetrin në një mënyrë të pazgjidhshme“, tha Veliaj.

Go to TOP