Kombëtare

Paraburgim ndaj tre personave në Pejë për fajde

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve I.D, B.N dhe A.GJ, për shkak të dyshimit të bazuar se:

Që nga viti 2015 e deri më 15.08.2019, në Pejë, kanë kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për viktimën V.SH dhe atë duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, duke i shkaktuar humbje financiare në shumë prej 90.000 eurosh, në atë mënyrë që fillimisht viktima nga i pandehuri B.N, në vitin 2015, kishte huazuar të holla në shumë prej 1.700 euro, si borxh me qëllim për ta dërguar vëllanë jashtë shtetit dhe për këtë shumë viktima deri më 15.08.2019 ishte detyruar të paguante kamat në shumë prej 90.000 eurosh, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, këtu të pandehurve B.N, I.D dhe A.GJ, të gjithë këta në marrëdhënie familjare ndëmet vete. Mirëpo në momentin që viktima nuk kishte arritur që të pandehurve t’ua siguronte borxhin – kamatën e fundit në shumë prej 19.000 eurosh, i njëjti nga të pandehurit ishte detyruar që truallin të cilin ua kishin ndarë familjeve të
dëshmorëve, këtu familjes së viktimës, viktima t’ia bartte blerësit të kontraktuar nga të të pandehurit.

Më 15.08.2019, kur viktima kishte për të shkuar te Noteri për bartjen e pronës, nga presioni tenton të kryente vetëvrasje. Mirëpo fatmirësisht arrijnë që ta dërgojnë në spital dhe tashti është jashtë rrezikut për jetën.

Me këto veprime të të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të fajdes. Të të pandehurve I.D, B.N dhe A.GJ u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483